Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, ka shpjeguar përmes një statusi në rrjete sociale arsyet se pse do të jetë i pranishëm të mërkurën në Foltoren e liderit historik Sali Berisha në qytetin bregdetar.

Ndërsa thekson se pjesëmarrja e tij nuk është as për të lartësuar doktorin dhe as për të kryqëzuar Bashën, Stafa shkruan se “do jem aty sepse me pjesëmarrjen time i shërbej Partisë Demokratike, qytetarëve dhe çdo demokrati”.

Më tej, në statusin e tij, Stafa shkruan se pjesëmarrja e tij nesër në Foltore do të jetë për të denoncuar “krimin ndaj sistemit, korrupsionin, rritjen e çmimeve dhe braktisjen e vendit”.

Në fund të statusit, Stafa u drejtohet të gjithë demokratëve duke shkruar: “Demokratet nuk dinë të shikojnë nga vrima e çelesit kush hyri dhe doli….demokracia nuk është vrimë çelësi. Demokracia është liri, moral dhe pergjegjesi”.

Postimi i plotë:

Po, do jem nesër në takimin

e doktorr Berishës në Durrës.

Sepse demokracia është liri,

dhe se pjesmarrja eshte detyrë.

Nuk do jem aty për të lartësuar doktorr Berishën dhe as për të

kryqëzuar Lulzim Bashën…

Do jem aty sepse me pjesmarrjen time i shërbej Partisë Demokratike

qytetarëve dhe çdo demokrati.

Do jem aty per ti thene doktor Berishës që je pjesë e historisë

por je dhe pjesë e pergjëgjsisë.

Të kërkosh falje është cilësi.

A mjafton perballë pergjëgjsisë??!

Do jem aty për ti thënë z. Basha se Partia Demokratike është më shumë se një karrige kryetari…

Do jem aty se Partia Demokratike

nuk është pronë, por është frymë.

Me pjesmarrjen time do guxoj të denoncoj krimin ndaj sistemit, do të denoncoj korrupsionin, rritjen e çmimeve dhe braktisjen e vendit.

Kurrë më parë Shqiperia ska qenë kaq e kapur. Kurrë më parë skemi qenë të friksuar nga e nesërmja.

Kurrë më parë skemi qenë kaq të vjedhur… ne po harrojmë çdo të thotë dinjitet dhe liri…

Demokratet nuk dinë të shikojnë nga vryma e çelsit kush hyri dhe doli….demokracia nuk është vrimë çelësi. Demokracia është liri,moral dhe pergjegjsi.