Mungesa e kryetarit të degës lokale Ferdinand Xhaferaj ishte ndër detajet që tërhiqte vëmendjen në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha në Durrës.

Po ndërsa mosprania e Xhaferajt deri diku pritej, në “Foltore” morën pjesë, ashtu si­ç edhe e kishin paralajmëruar përmes statuseve në rrjete sociale, ish-kryetarët Igli Cara dhe Osman Stafa, por edhe deputeti dhe anëtari i kryesisë Oerd Bylykbashi, i cili për një periudhë kohe ka qenë edhe kryetar i komanduar i degës.