Protestës së qytetarëve nuk i “ka shpëtuar” as policia.

Nga rruga kryesore e bulevardit “Dyrrah” vijnë pamjet e një makine të bluve të Durrësit, që ka mbetur e bllokuar si pasojë e paralizimit të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Ky bllokim i lëvizjes erdhi pasi qytetarët fikën në mënyrë simbolike automjetet e tyre për të shprehur kështu kundërshtinë për rritjen “e frikshme” të çmimit të naftës./K.GJ/DurrësLajm/