Është restauruar në një kohë shumë të shpejtë dhe është rivendosur brenda 24 orëve statuja e këngëtares legjendare Tina Turner në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Agjencia e Parqeve Urbane pasi konstatoi dëmtimin e statujës një ditë më parë e hoqi dhe e dërgoi për restuarim në një fonderi në kryeqytet.

Ndërsa mesditën e sotme u bë e mundur rivendosja e Turner-it në kuartetin e yjeve të muzikës botërore duke iu bashkuar statujave prej bronzi të John Lennon, Bob Dylan dhe Mick Jagger.

LEXONI EDHE: