I shkon në takim me shpresën për të krijuar një lidhje të re, por bie pre e mashtrimit. Një vajzë nga Tirana ka denoncuar një djalë, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, por që në takimin e parë provoi shijen e mashtrimit.
Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit.
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22, për kafe. Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij.
Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.
Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin. Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta.
Ajo tentoi të telefonte numrin e saj me celualrin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin.
Pas ndalimit ai u detyra t’ia kthente celularin vajzes, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë.
Gjahtari i Facebook, vidhte “të dashurat”; dënohet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit”/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjellë ty fundin
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
Rusia përballet me mungesë ushtarësh, analiza e “The Guardian”: Rriten spekulimet për mobilizim të ri, vendim i rrezikshëm
Gjykata franceze del kundër Macron, rrëzon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç: Shkelin lirinë





