Gjyqtari Olti Skrame ka lënë në “Arrest me burg” Habib Rexhën, i cili doli sot para togave të zeza të Durrësit për masën e sigurisë.

Rexha akuzohet pëe për vrasjen e Arian Gosës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Kavajë.

Ndërkohë gjyqtari Skrame ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Ervis Kurtin, mikun e Rexhës, i cili e ndihmoi të largohej nga vendngjarja pas vrasjes.