“Arrest me burg” ka qenë masa e dhënë sot për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, 32 vjeçe. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë te Ura e Dajlanit në Durrës.
Vendimi për Aldo Brahimajn 22 vjeç dhe Ylli Grabovarin 45 vjeç u dha sot nga gjykata e Durrësit, ndërsa pas daljes nga gjykata nëna e të riut Brahimaj ka shpërthyer në lot.
Ndryshe nga sa deklaroi para seancës gjyqësore se nëse i biri e kishte kryer krimin le të kalbej në burg, Donika Hamzai u shfaq para mediave me lot në sy duke theksuar se Aldo se ka kryer këtë krim.