Gomisteri “Erjoni”, një biznes i konsoliduar prej vitesh në Durrës, vjen me një shërbim të ri për dy kategori të caktuara të klientelës së tij.

Në fokusin e gomisterisë më të njohur në Durrës janë nënat me fëmijë të mitur dhe invalidët, të cilët përfitojnë një shërbim falas në rastet kur kanë problem me gomat e automjetit, ndërsa janë në udhëtim.

Pikërisht me shërbimin falas të Gomisterisë Rrugore, administratori i saj, Erjon Isufi, duket se merr edhe komentet më pozitive, pas viteve të tëra eksperiencë në këtë fushë dhe pune të përkushtuar ndaj klientelës.

Këtë e dëshmon edhe një mesazh që i ka mbërritur këtij të fundit në inbox-in e tij personal, ku një kliente e falenderon për shërbimin mjaft të shpejtë, shumë korrekt dhe tërësisht falas.

“Gomisteri Erjoni, Faleminderit qe egzistoni, kjo nuk eshte reklame… Kjo eshte ngjarje qe me ndodhi pak dite me pare dhe ju me ndihmuat ne kete moment kritik. Me ra goma makines teksa po vija per pune dhe telefonova gomisterin e pare qe gjeta rastesisht, doli gomisteri erjoni. Ajo gje qe me beri pershtypje tek djemte e mrekullueshem qe erdhen ishte fakti qe me kryen sherbimin dhe mbarova pune, por refuzuan te me merrnin leket.

Ju kishit 2 rregulla per gomisterin levizese, te mos u merrnin lekr nenave me femij te vegjel ne makine dhe invalideve. Mua me shpetoj cuni… 😂 Pra ju faleminderit qe ekzistoni, Durresi dhe gjithe Shqiperia ka nevoje per njerez te till. Mirnjohje per punen tuaj 🤩🤩❤️❤️”,- shkruhet ne mesazh.

Për Isufin, mirënjohja e klientelës dhe qytetarëve për punën e tyre nuk ka të paguar.

“Ne e kemi parim në punën tonë përgjegjshmërinë, korrektesën dhe shërbimin profesional. Janë gjëra që na kanë karakterizuar në këto 12 vite të ekzistencës së gomisterisë dhe që në ditët e para të funksionimit të biznesit jam përpjekur që këto parime t’i përcjell edhe tek anëtarët e stafit, tek punonjësit e mi. Bëhet fjalë për punë në grup dhe shërbimi i kujdesshëm ndaj klientit është çelësi i suksesit në profesion dhe në ecurinë e biznesit që kam ngritur”,- thotë Isufi.

Për të, ndihmesa falas që i ofrohet nga gomisteria e tij lëvizëse nënave me fëmijë të mitur në makinë dhe invalidëve është një gjest kuptimplotë për të ndihmuar dikë në një moment të vështirë.

“Biznesin tim e kam ngritur duke besuar tek forcat e mia, tek ajo që mendoja se do të ishte e ardhmja ime. Në ato muaj të parë, kur sapo hapa gomisterinë në Durrës shpesh jam ndeshur me të njohur apo familjarë që më thonin të mos rrezikoja, sepse isha mirë aty ku isha, në Shënvlash. Por ideja që unë kisha në kokë ishte të zgjerohesha, si në klientelë ashtu edhe në gamën e shërbimeve dhe teknologji. Me punë dhe vetëm me punë kam arritur këtu ku jam dhe njëkohësisht i jam mirënjohës edhe njerëzve që besuan tek unë, tek klientela besnike”,- deklaron Isufi.

Gomisteri “Erjoni”, e pozicionuar në lagjen nr.17, në rrugën “Vëllazërimi”, mbulon me shërbimin e gomisterisë lëvizëse të gjithë bashkinë Durrës.