Çfarë profesioni kishte Eli Fara përpara se të bëhej këngëtare

18/09/2018 - 18:59

   Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe përmes emisionit një fanse e këngëtares e pyeti me kuriozitet se cili do të ishte profesioni saj, nëse nuk do të ishte bërë këngëtare.

Ndërkohë Eli rrëfeu me nostalgji periudhën kur punonte si mësuese në një fshat të Korçës, teksa tha se ndoshta profesioni i saj mund të ishte edhe mësuesia.

Fansja: Çfarë do të ishit bërë nëse nuk do të ishit këngëtare?

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë. Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë. Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme”, tregoi këngëtarja.

Gjatë emisionit, këngëtarja po ashtu prezantoi këngën e saj më të re të titulluar “Dua më” dhe tregoi prapaskenat e realizimit të klipit.

“Duam” me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Rovena Dilos është një këngë verore, e ëmbël, është realizuar pastër. Fabula e këngës është dashuria dhe neglizhenca mes çifteve siç ndodh në përditshmëri. Berati na ka dhënë një bukuri të madhe në klip me rrugicat kaq të bukura. Mikpritja ishte e paimagjinueshme. Kanë dalë të gjithë nëpër dyer janë kënaqur me muzikën. Na kanë ndihmuar, na kanë nxjerrë gliko, ujë e kafe”, tha këngëtarja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi është martuar me reperin e njohur me ngjyrë Big D, i cili është edhe menaxheri i saj.

Është padiskutim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por duket se Ledri Vula ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja.

Aktorja Bella Thorne ka vendosur t’i përballojë kërcënimet per fotot nudo në një mënyrë ndryshe: i parapriu duke i postuar vetë ajo.

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare me origjinë shqiptare që po korrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngëtarja e famshme, Rita Ora është shfaqur shumë seksi dhe provokuese në rrugët e Londrës.

Edhe pse e shkëputur nga ekrani prej kohësh, moderatorja bukuroshe Marina Vjollca është mjaft aktive në rrjete sociale.

Muajin e kaluar bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori shumë i dashur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ar

Fjodora Fjora është një nga gazetaret më të njohura të kulturës në Shqipëri.

William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë drejt ndarjes.