Këngëtarja angleze e shumë hiteve Adele ka njoftuar së fundmi se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki.

“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë Adele dhe Simon kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme.” shkruhej në deklaratën e dalë nga përfaqësuesit për shtyp të këngëtares.

Ata janë prindër të një djali djali 6-vjeçar Anxhelo, i cili erdhi në jetë në vitin 2012.

Këngëtarja është munduar gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut, por ka konfirmuar se është martuar me Simon Koneckin kur fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit më 2017.