Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti? Ja si shprehet aktorja

22/09/2019 - 15:20

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.

Rudina është martuar me Aleksin në qershor të vitit 2016, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj. Fotoja e fundit me Aleksin është e vjeshtës së kaluar, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të.

Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleksi nuk u duk gjëkundi. Nga një kërkim i thjeshtë në profilin e saj në Instagram, shihet fotoja e fundit me bashkëshortin i përket tetorit të kaluar.

Kaq u desh dhe mediat nisën të flasin për ndarjen e aktores dhe madje thuhet se shkak është bërë tradhtia, një lidhje e Dembacaj me një ish-deputet. Akrotja është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

Gazeta Shqiptare kontaktoi me aktoren, e cila nuk mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes tyre. /GSH/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.