Ai është një nga reperat që është bërë i njohur falë këngëve dhe bashkëpunimeve që ka bërë me shumë këngëtarë të njohur, ku të fundit përmendim këngën "Merri merri", në bashkëpunim me Ledri Vulën, e cila ka pasur shumë sukses.

Po flasim për reperin Betim Januzi i njohur si Buta, i cili në një postim në Instagram, ka ngjallur shumë reagime e komente të shumta nga ndjekësit.

Buta ka publikuar një foto ku shihet me një cigare dhe shkruan se i mungon koha kur shiste drogë.

"Kjo puna e rapit është cool por ndonjëherë më mungon shitja e drogës", shkruan Buta.