Grafitet me gjuhë urrejtjeje i gjen në shumë lagje të Durrësit. Fotot që po publikojmë janë realizuar nga aktivisti dhe piktori i muraleve, Bledar Çakalli në lagjen nr.17 të qytetit.

Shumë nga sharjet janë në adresë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prania e këtyre grafiteve në zona të ndryshme të qytetit, nuk është “mikpritja” më e mirë e mundshme që Durrësi do t`u rezervojë shqiptarëve të Kosovës në këtë prag sezoni veror.

Të shtunën e kaluar aktivisti Çakalli nisi lyrjen e mbikalimit te Ura e Dajlanit për të mbuluar të gjitha grafitet me gjuhë urrejtjeje dhe zëvëndësimin e tyre me murale me simbole kombëtare.

Deri më tani asnjë individ nuk rezulton i proceduar penalisht nga policia e Durrësit për dëmtimin e këtyre hapësirave publike. Vendosja e kamerave të sigurisë në akset dhe zonat kryesore të qytetit do të lehtësonte punën e organeve të rendit për identifikimin dhe ndjekjen penale të këtyre personave që në mënyrë të vazhdueshme mbjellin gjuhë urrjetjeje në zona të ndryshme të qytetit.

Lexo edhe: