Ish-basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Petraq Jorgoni është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur Akademia Sportive Goga Basket, ku i shprehin ngushëllime familjes për humbjen e tij.

Jorgoni ka lujatur basketboll ne vitet 1958-1968, gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit.

NJOFTIMI I AKADEMISË SPORTIVE GOGA BASKET:

Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni.

Taçi ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968 ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit. Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij.