Në mbyllje të rrugëtimit të tij profesional prej rreth 45 vitesh, Hysen Ahmetaj, tregon sfidat me të cilat është përballur por edhe mbështetjen që ka gjetur mes kolegëve të tij në Portin e Durrësit, të cilët ai i quan familja e madhe!

Si një ushtarak karriere ai tregon detyrën e parë në Portin e Durrësit në vitin 1989, në ruajtjen e kufirit, eksperiencë e cila përkoi dhe me problematikat e eksodit të vitit 1991, ku falë devotshmërisë dhe korrektesisë së kolëgeve arritën të evitonin shumë incidente dhe situata të vështira.

Ndarja e parakohëshme nga jeta e bashkëshortes së tij në krye të detyrës në vitin 1996, pasoi me vështirësitë për të rritur i vetëm dy djemtë, ndërkohë qe rrugëtimi si ushtarak karriere e vijoi me detyra të ndryshme për t’u rikthyer në Portin e Durrësit në vitin 2005, si një nga themeluesit e Forcës së Sigurisë Portuale.

“Unë nuk e mendoja se Porti i Durrësit dhe Forca e Sigurisë Portuale do të bëhej “streha” në të cilën do të gjeja mbështetje për të rritur e edukuar fëmijët e mi”, tregon shef Hyseni.

E plotë: https://www.durresport.al/…/personazh-hysen-ahmetaj…/