Temperaturat e larta të qershorit kanë bërë që shumë qytetarë të Durrësit t’i drejtohen plazhit për t’u çlodhur dhe freskuar.
Në zonën e Currilave, këtë të shtunë është parë një numër i madh pushuesish, të cilët kanë shfrytëzuar motin e kthjellët për të kaluar kohë në det. Plazhi është mbushur me njerëz, ndërsa shumë prej tyre shijonin ujin dhe diellin.
Currilat, si një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, mbetet zgjedhja e parë për pushim të shpejtë dhe pa larguar shumë nga shtëpia.