Në ambientet e Autoritetit Portual Durrës, ditën e sotme u zhvillua një takim, i cili kishtë në fokus nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes APD dhe Zyrës Vendore Arsimore të Qytetit të Durrësit.

Qëllimi i marrëveshjës është krijimi i një marrëdhënie bashkëpunuese ndërmjet dy institucioneve të rëndësishme, duke stimuluar pjesëmarrjen nëpërmjet vizitave me karakter informues, kulturor dhe edukues në port të nxënësve të sistemit parauniversitar, për t’u njohur fillimisht me territorin e Portit të qytetit, terminalet kryesore, si dhe një prezantim të përgjithshëm të sektorit portual- detar nga ana e të rinjve, brenda programit mësimor.