Edukimi mjedisor nuk është një proces i lehtë. Hedhja e mbeturinave urbane jashtë kazanëve është një fenomen jo pak i njohur në Durrës.

Së fundmi, ai është denoncuar edhe nga ish-anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Aleksandër Cangonja, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Çdo ditë pastrohet, koshi mbeturinave është 25 hapa më poshtë por për një pjesë të banorëve të lagjes është krejt normale që t’i hedhin mbeturinat aty. Madje para dy ditësh pash një ish drejtor shkolle në pension që i hidhte pa teklif mbeturinat aty…. fundja kultura e tij, reflekton tek brezat e sotëm”,– shkruan Cangonja ndërsa postimin e tij e shoqëron me një foto.

Megjithëse nuk është vend depozitimi mbetjesh dhe dikush ka menduar të paralajmërojë të papërgjegjshmit se: Ndalohet hedhja e mbeturinave, hedhja e qeseve të plehrave vazhdon!!!