Një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. 

Gjatë një konflikti për një vendparkimi, A. Sh., 41 vjeç, banues në Sarandë, ka goditur me thikë shtetasin L. M., 41 vjeç, ish-efektiv policie.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.