Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë organizoi pasditen e sotme seancën dëgjimore në qarkun Durrës ku u diskutuan çështje kyçe të reformës.
Gjatë diskutimeve, një banor i Njësisë Administrative Ishëm, Vlash Lazri, ngriti problematikat që sipas tij janë krijuar gjatë këtyre viteve kur Reforma Territoriale e ktheu ish-komunën në NJA të bashkisë Durrës.
Sipas Vlashit pas këtyre 8 viteve kur ka nisur zbatimi i reformës territoriale, Ishmi është totalisht i braktisur, po sipas tij banorët e njësisë administrative që ndodhet 40 km larg Bashkisë së Durrësit e kanë thuajse të pamundur të marrin shërbimet në qytetin bregdetar. Në të njëjtën kohë ai deklaroi paaftësinë e administratorit të NJA për të ngritur problematikat në bashki.
“Administratori kur vinte te bashkia kishte frikë me hy brenda për të ngritur një ankesë!”, tha ai ndër të tjera.





