Një jaht luksoz është shpëtuar mbrëmjen e djeshme, pas avarive që kishte në motor.

Eshte dashur ndërhyrja e Kapitenerisë së portit të Durrësit që lëshoi sinjalin SOS për të gjitha mjetet lundruese që ndodheshin pranë jahtit “Dartista 07”. Thirrjes së Kapitenerisë Durrës iu përgjigj anija kontejnerike “Spirit of Chenal” që ndodhej pranë jahtit luksoz. Ajo bëri rimorkimin e tij dhe shoqërimin për në port.

“I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e tij. Një falenderim Kapitenerisë Portit ëdhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për këtë operacion shpëtimi”,- shkruan në një postim në rrjete sociale Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk I punon motorri.Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se : Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimit dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpejte. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan.

I gjithe operacioni u relaizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi.