Jan Kukuzeli lindi nё Durrёs në fund të shekullit të 13-të. Pasi mbeti jetim nga i ati që nё vegjёli, u rrit dhe arsimua nga e ëma. Me tё mbushur moshёn e adoleshencёs, ai u transferua në Kostandinopojë, ku studioi muzikologji nën patronazhin e kompozitorit Joan Glikis.

Pasi mahniti tё gjithё oborrin perandorak me zёrin e tij tё mrekullueshёm, nisi të quhej me pseudonimin “Zë ëngjëlli”, dhe u caktua si psalter nё korin e Kishës së Shёn Sofisё.

Pavarёsisht famёs qё kishte nё kryeqytet, ai u tёrhoq drejt jetës asketike dhe vendosi qё tё jetonte si murg nё malin Athos, pranё manastirit tё Lavrёs sё Madhe. Aty do tё shprehte tё gjithё gjenialitetin e tij muzikor, duke krijuar melodi të mrekullueshme që revolucionarizuan të gjithё muzikologjinё bizantine.

Krijoi “Sistemin e rrathëve muzikorë” apo atë që do të njihet si “Rrota e Kukuzelit”. Ai spikati përmes stilit të tij të të kompozuarit, që quhej “Stili kalophonic” ose “Stili këndimi i bukur”.

Pas vdekjes, Jan Kukuzeli nderohet si shenjtor nё tё gjithё botёn ortodokse dhe kujtohet nga kalendari kishtar çdo datë 1 tetor, ditёn kur sipas traditёs u nda edhe nga jeta tokёsore. Në ditët e sotme në shumë kisha dhe manastire ortodokse ende luhen kompozimet e muzikologut durrsak, të shkruara rreth shekullit të 14-të.

Kompozitori dhe muzikologu, Edmond Buharaja, rrëfen përmes videos së serisë “Kultura në 1 minutë”, për gjenialitetin dhe kontributin e Jan Kukuzelit në revolucionarizimin e muzikologjisë bizantine. /Amfora.al