Pas dorëheqjes së kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, mësohet se një tjetër dorëheqje ka ndodhur, këtë herë në IKMT Durrës.

“DurrësLajm” mëson se kreu i IKMT Erjon Qosja ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. Deri më tani nuk bëhet e ditur emri i pasardhësit të tij në këtë post.

Një ditë më parë, kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, Ilir Ngresi dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra pas një takimi me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako.