Dorëhiqet kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të degës lokale, ndërkohë që në vend të Xhaferaj është komanduar si kryetar nga Lulzim Basha, Luan Hoti.

Hoti deri më tani ka mbajtur postin e sekretarit të degës.

Të njejtat burime bëjnë me dije se Hoti është komanduar në këtë detyrë vetëm me firmën e kryetarit Basha, ndërkohë që vendimi duhej të merrej në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Xhaferaj u zgjodh në këtë post në nëntor 2018 me parimin “një anëtar, një votë”.

Dorëheqja e tij vjen në një kohë, kur dega e PD Durrës bëri publike emrat e 207 delegatëve ose 75% të totalit të delegatëve të qytetit bregdetar që kanë firmosur për Kuvendin e thirrur nga lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha më 11 dhjetor.