Durrësi dhe jeta e natës. Duket se pjesën më të madhe të kohës këto dy destinacione janë larg, por mes sfidës me pandeminë dhe dëshirës për ta gëzuar jetën, qytetarët durrsakë kanë gjetur mënyra për tu argëtuar brenda rregullave.

“DurrësLajm” ka qenë në tre prej ambienteve më interesante të qytetit, që ofrojnë muzikë live, mbrëmje latine, pije dhe ushqim të mirë.

Xhulja Meçaj, balerinë profesioniste tregon sa e veshtirë ka qenë ta afronte publikun me rrymën që ajo përfaqëson. Për Fatbardh Kotorrin, jeta e natës në Durrës, vitet e fundit ka qenë e larmishme.

Jeton Gashi dhe Armand Shaqiri ftojnë qytetarët në ambientet qe ata menaxhojnë, sepse sipas tyre asgjë nuk ndryshon nga organizimet në kryeqytet.

Me detin, klimën fantastike, historinë dhe rizgjimin e jetës së natës, qyteti është gati të presë një sezon turistik të gjatë.