Të gjithë të marrosurit pas picave (dhe vështirë se gjen dikë që nuk e pëlqen picën), kanë mundësi këto tri ditë duke nisur nga kjo e mërkurë, të provojnë picat e mrekullueshme nga duart e kampionit botëror të picës napoletane, mjeshtrit Simone Fortunato!

Picajoli i famshëm italian, tre herë radhazi kampion i botës në shpejtësi i picës napoletane, do të jetë i pranishëm këto ditë në restorantin “Aromë Deti” në Qerret, për të sjellë përvojën e tij italiane jo vetëm te stafi i këtij restoranti që do të mësojnë më shumë nga sekretet dhe fantazia e Simones në artin e të bërit të picave, por edhe klientët do të kenë mundësinë të provojnë picat më të shijshme, të bëra nga duart e tij.

Simone gatuan picën tradicionale napoletane në përsosmëri. Nuk keni nevojë të shkoni deri në Itali për të provuar picat e jashtëzakonshme të Simones, pasi “Aromë Deti” ka menduar për ju. Pozicionuar në zemër të Qerretit, bashkë me pjatat plot shije dhe picat më të mira në botë, do ju shoqërojë gjithashtu dhe muzika live.

Mos e humbisni këtë mundësi.

Për më shumë informacione kontaktoni:
🌍 www.aromedeti.com
📞+355 699910912