Në kuadër të fushatës një mujore Tetori rozë, paraditen e sotme në sheshin qendror të Durrësit, “Liv hospital” ofroi për të gjitha vajzat dhe gratë eko gjiri falas. Drejtoresha e spitalit Alketa Brahushaj theksoi se nisma do të përqendrohet në disa qytete të Shqipërisë për të sensibilizuar sa më shumë gratë për ekzaminimet mjekësore që parandalojnë kancerin e gjirit.

Ndërkohë, një nga mjekët turq të këtij spitali theksoi se nisma ndërmerret edhe për faktin e miqësisë së ngushtë që ekziston mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kapja në kohë dhe parandalimi i zhvillimit të sëmundjes është një nga faktorët kryesorë që ndikon në uljen e vdekshmërisë.

Një tjetër nismë e Liv Hospital është ofrimi i operacioneve falas për transplantin e veshkës për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, që vijnë nga familje në kushte të vështira ekonomike.

M.B.