*Rrëfimi, pjesa e dytë: Si e kaluam trekëndëshin e Bermudës me anijen tonë të vogël!

“Me anijen “Orion”, ne kalonim trekëndëshin e Bermudës. Jua tregoj se si. Kam hedhur spirancë në të gjithë portet amerikane, ndërsa në Karaibe deri vonë piratët bënin kërdinë. Aty, një natë njerëzit e armatosur na vodhën gjithçka e nuk bëmë zë. Vijojnë akoma me sa jam në dijeni. “Orioni” ishte anije gjermane, më punësuan direkt, pasi mbeta pa punë në Shqipëri, dhe flota jonë u dogj e u rrënua në mënyrë barbare pas ’90-s. Tani jam një gjysh i lumtur”, kështu thotë kapiteni Mehmet Bylykbashki në pesën e dytë të rrëfimit të tij, mbi jetën në det dhe karrierën diplomatike.  

Kapiteni mbeti pa punë në ’92-shin, dhe në ’94-n kontraktohet nga një armator gjerman, e nis punën si kapiten i anijes “Orion” me flamur gjerman. Deri në fund të ’96-a, preu të gjithë portet kryesore të Amerikës Veriore e jugore, ra pre e piratëve të Karaibeve, por ka edhe një koment për Bermundën.

“Si e kaluam trekëndëshin e Bermudës me anijen 2700-tonëshe gjermane? Nga Roterdami në Amerikë, në Baltimorë, poshtë ne Meksikë në Vera Kruz, në Karaibe e në Kolumbi, lundrova në kanalin e Panamasë, në Buona Ventura ngarkonim sheqer në Haiti Porto Princ çonim ndihma, e ktheheshim bosh.”

Në rrëfimin e tij, 74-vjeçari tregon për pengjet e mëdha. Peng është barbaria që i bënë flotës tregtare duke e shkatërruar.  

“Flota ishte ndërtuar me sakrifica dhe mundim, peng e kam pse u shkatërrua në atë mënyrë barbare. Të prishësh në mënyrë brutale duke i vjedhur, prishur edhe dokumentet e flotës detare tregtare që ishte shumë e mirë, e jashtëzakonshme, që bënte lundrime detare oqeanike prej Kinës Amerikës, Kubës, të vjen jashtëzakonisht keq. Akoma edhe më keq, kur kuadrot mbetën pa punë dhe pasi lundruan në det gjithë jetën, marrin pensione qesharake prej 14 mijë lekësh, trajtim shumë skandaloz”.

Ishte i pari shqiptar që u përball me princin perandorak të Japonisë, dhe çfarë i kërkoi?

Por si ishin marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë komuniste dhe çfarë mallrash importonim?

Për të gjitha këto vjen rrëfimi në pjesën e dytë të kapitenit të rrugëve të largëta Mehmet Bylykbashi, për intervistën e dhënë për “DurrësLajm”.

K.H.