A ke një palë këpucë çfarëdolloj ngjyre, modeli a numri? Bashkohu në instalacionin “Këpucët e kuqe” të artistes meksikane Elina Chauvet.

Në 8 Mars ky instalacion vjen në Durrës e Tiranë, ndërkohë që i janë bashkuar vullnetarisht Korça dhe Berati.

Bashkë me këtë instalacion, shoqata “Eja në teatër” dhe BashART, në bashkëpunim me Teatrin “Aleksandër Moisiu” sjellin këtë vit edhe një panel diskutimi “Të rinjtë kundër dhunës” si dhe performancën teatrore “GRA TË LIRA” pjesë e “FemFest”!

“Këpucët e kuqe” nisi në qytetin e Juárez, Chihuahua Mèxico.

Në 22 gusht të vitit 2009 si një Marshim për 33 grave të vrara, e vit pas viti këto hapa solidariteti janë shtuar, duke treguar mungesën dhe dhimbjen që këto vrasje sjellin në shoqëritë tona, e tashmë është kthyer në një marshim të madh solidariteti ndaj grave duke u përhapur nga Amerika në Evropë.

‘Këpucët e kuqe’ është një kujtesë kolektive, një thirrje, një vakum, një marsh i heshtur, një ëngjëll, kthimi në shtëpi i të Dashurave tona“, thotë iniciatorja Elina Chauvet.