Klodiana Spahiu, deputete aktuale e Partisë Socialiste dhe një nga figurat më të njohura politike të Durrësit, ka votuar sot së bashku me bashkëshortin në qendrën e votimit pranë Universitetit të Durrësit, në zonën e Currilave.
Spahiu, e cila kryeson listën e mbyllur të PS-së për zgjedhjet e ardhshme vendore, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në këtë proces demokratik.
Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë.