IMT Durrës ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike përgjatë kanaleve kulluese.
Në video shihni momente nga puna në terren bërë gjatë paradites së sotme, për shembjen e mureve rrethuese.
Aksioni i nisur disa ditë më parë në zonën e Plazhit, në rrugën “Sirius”, ka vijuar pavarësisht se një ditë më parë, kreu i këtij inspektoriati, Ilir Ngresi, dha dorëheqjen nga detyra.
Por gjatë ditës së sotme ka pasur zhvillime të reja pranë këtij inspektoriati.
“DurrësLajm” mëson se në vend të Ngresit është komanduar drejtuesi i ri, Klajdi Lame.
Po sot, u bë publik lajmi se edhe kreu i IKMT Durrës, Erjon Qosja ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye personale.





