“Të prezantoj ‘Babain’”, komedia angleze që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në skenat më të rëndësishme të teatrove, do të vijë për publikun durrsak përgjatë dy fundjavave rresht.

Shkruar nga mjeshtri i komedisë angleze, Alan Ayckbourn, komedia vjen si premierë absolute e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, me regji nga Adelina Muca.

Aktorët Gentian Zenelaj, Suela Bako, Ervin Doko dhe Alessia Xhemalaj do të performojnë për publikun këtë fundjavë (20 & 21 nëntor), ora 19:00 dhe fundjavën e ardhshme (26, 27 & 28 nëntor).

Komedia është vendosur në një atmosferë tepër intime, ku publiku i teatrit për herë të parë do të shijojë një shfaqje brenda skenës së teatrit, shumë pranë protagonistëve, duke sjellë kështu më tepër emocion.