Një mbrëmje homazh për personat që humbën jetën gjatë pandemisë Covid-19 është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në konkatedralen “Shën Luçia” në qytetin e Durrësit. 6 fëmijë kanë interpretuar në piano pjesë të zgjedhura nga autorë të njohur. Organizatorja e këtij koncerti Metila Dervishi, shprehet se e organizoi këtë koncert pikërisht tani, pasi sitata nga pandemia është përmirësuar. Sipas saj, koncerti është një homazh për të gjithë ata që u larguan nga kjo botë nga virusi vdekjeprurës dhe nuk u përcollën me nderimet e zakonshme për shkak të kufizimeve të forta.

Pianistët e vegjël Aurora Kovaçi, Tais Kovaçi, Matias Tomori, Ema Shllaku, Erna Gegaj dhe Lorna Gagani interpretuan në piano për afro një orë pjesë të zgjedhura nga kompozitorë të huaj dhe të shoqëruar nga poezi të Flora Dervishit dhe Gladiola Busullës.