Orkestra e Harqeve “Aleksandër Moisiu” dhuroi për publikun emocione të shumta me koncertin për festat e fundvitit, i mbajtur mbrëmjen e së dielës.

Me pjesëmarrjen e pianistes Kristel Karagjozi, orkestra ekzekutoi një repertor të përzgjedhur nga kompozitorë të njohur shqiptar si Moni Kuriçi, por edhe të huaj si Debussy, Brams etj.