Një tjetër koncert muzikor ofrohet mbrëmjen e sotme për qytetarët durrsakë dhe të gjithë artdashësit e muzikës italiane.

Në shëtitoren bregdetare zbret të performoje grupi Opa Cupa, i cili për më shumë se një orë do të interpretojë repertorin e tij më të mirë.

Eventi muzikor do të mbahet në orën 21.00, pranë monumentit “Janë njerëz”, në shëtitoren “Taulantia”.

Grupi i muzikës jazz përbëhet nga 9 anëtarë, ndërsa drejtohet nga maestro Cesare dell’Anna.

Koncerti mundësohet 𝘏𝘦𝘮𝘪𝘯𝘨𝘸𝘢𝘺 𝘍𝘢𝘯 𝘊𝘭𝘶𝘣 𝘈𝘭𝘣𝘢𝘯𝘪𝘢, 𝘉𝘢𝘴𝘩𝘬𝘪𝘢 𝘋𝘶𝘳𝘳𝘦̈𝘴 & 𝘘𝘦𝘯𝘥𝘳𝘢 𝘒𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘰𝘳𝘦 “𝘈.𝘔𝘰𝘪𝘴𝘪𝘶”.