Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konsideruar të rregullt kutinë e votimit nr. 1422/02 të ngritur në burgun e Durrësit, duke shpallur zyrtarisht rezultatin në faqen e saj me 148 vota për PS-në ose 80 % dhe 34 vota për PD-në ose 18.38 %.

Më herët u pezullua rezultati në këtë qendër votimi për shkak se u gjetën dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.

Në qendrën e votimit 1422/02 votuan disa figura të njohura politike si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Beqaj.