825 turistë janë ndalur në Portin e Durrësit vetëm me kroçera turistike gjatë muajit prill 2022.

Heqja e kufizimeve të panedimisë dhe rikthim gradual drejt normalitetit, po afron gjithnjë e më shumë turistët e huaj drejt vendit tonë gjatë këtij fillim sezoni turistik.

Në Portin e Durrësit, gjatë muajit prill 2022 janë ndalur 4 kroçera, e fundit ishte “Monet” që ishte e akostuar dje në kalatën 5.

“Bukuroshja e Adriatikut” që çeli këtë sezon turistik është ndalur dy herë brenda muajit në portin e Durrësit.

Ndërsa më pas vijoi kroçiera “INSIGINA”, dhe një ditë më parë edhe “Monet”, që erdhi nga Kotori dhe e vijoi lundrimin në Korfuz, të cilat sollën në total 825 turistë gjatë këtij muaji.