Kryebashkiakja dhe njëkohësisht drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Durrësit, Emiriana Sako ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Qendrën e Votimit 1461/1, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka votuar pak pas orarit të hapjes së kutive të votimit, duke dhënë një shembull të rëndësishëm për qytetarët e qytetit në këtë ditë zgjedhore.

Pas votimit, kryebashkiakja Sako dha një prononcim të shkurtër për “DurrësLajm“, ku theksoi rëndësinë e kësaj dite për qytetarët e Durrësit dhe për të gjithë shqiptarët.