Në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana ka njoftuar se do të realizojë takime me grupmosha të ndryshme në lidhje me pyetjen: Çfarë vendimesh do të merrnit për Shijakun, nëse për një ditë do të ishit kryetar i bashkisë?

Postimi i plotë:

#NjëDitëKryebashkiak

Çfarë vendimesh do të merrnit për Shijakun, nëse për një ditë do të ishit kryetar i bashkisë?

Kjo pyetje do të jetë pjesë e ciklit të bisedave me grupmosha të ndryshme, për të mësuar me shumë për kërkesat dhe pritshmëritë që keni për të ardhmen e Shijakut. Zëri juaj do të dëgjohet!

Ju mirëpres!