Sot shteti i Kuvajtit me rastin e ditës së Çlirimit dhe Pavarësisë së tij, 25 dhe 26 shkurt, ka dhuruar 200 pako për familjet në nevojë ekonomike në Shijak.

Në një postim në rrjetet sociale Elton Arbana, kryetari i bashkisë Shijak shprehet:

“Falenderoj shoqatën “Mirësia” dhe shtetin e Kuvajtit për çdo mbështejtje që po i jep qytetit tonë, ku së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama përmes rindërtimit po i japin një të ardhme plot shpresë qytetit tonë.

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!”