Puna me rindërtimin nuk ndalet në Shijak.

Infrastrukturës së godinave të reja arsimore do t’i shtohet dhe Kopshti nr.2 që po ndërtohet nga e para pas tërmetit.

Kopshti Nr.2 Shijak po ndërtohet nga e para si pjesë e Programit “EU4Schools”, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP.

Ky kopësht do të inagurohet së shpejti për të hapur dyert për rreth 120 fëmijë që do të frekuentojnë këto ambiente me standarde të larta europiane, për një arsim cilësor.

Kryebashkiaku Arbana ka publikuar fotot që janë bërë gjatë një vizite monitoruese të përfaqësuesve të UNDP-së, ku ishin gjithashtu të pranishëm stafi, prindër nga komuniteti dhe përfaqësues të bashkisë Shijak.