Në një postim në rrjete sociale, kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana, njofton se është takuar me të rinj, për të dëgjuar idetë e tyre dhe për të diskutuar projekte të ndryshme, ku përfshihen moshat e reja.

“Diskutuam problematika konkrete për t’i dhënë zgjidhje si dhe rëndësinë e krijimit të Këshillit Rinor, për përfshirjen aktive të sa më shumë të rinjve që duan të jenë pjesë e vendimmarrjeve qytetare në bashkinë Shijak”,- shkruan ndër të tjera Arbana.

Postimi i plotë:

Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me të rinjtë, të dëgjosh idetë e tyre, sugjerimet, kërkesat mbi problematikat që kanë, si një zë i rëndësishëm i komunitetit.

Sot folëm me pjestarët e Qeverisë së nxënësve të dy gjimnazeve “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas.

Diskutuam problematika konkrete për t’i dhënë zgjidhje si dhe rëndësinë e krijimit të Këshillit Rinor, për përfshirjen aktive të sa më shumë të rinjve që duan të jenë pjesë e vendimmarrjeve qytetare në bashkinë Shijak.

Rinia është e ardhmja jonë!