Në një postim në facebook kryetari i bashksë Shijak, Elton Arbana njoftoi se pati një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme.

Postimi i plotë:

Sot kisha një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme, Elena Pici.

Që nga 1 Maji, shërbimet e gjendjes civile ofrohen online për të gjithë qytetarët.

Nga katër sportelet e gjendjes civile dy do të jenë online dhe dy sportele (Shijak, Xhafzotaj) do të jenë fizike.

Punonjësit e Njësive Administrative do të orientojnë qytetarët, se si merret shërbimi nëpërmjet e-albania.