Nga Gëzim KABASHI

Artdashësit e muzikës ndoqën mbrëmjen e kaluar një koncert krejtësisht të veçantë, të organizuar në Torrën Veneciane të Durrësit.

Instrumentistët italianë të Kuartetit “Indaco”, Eleonora Matsuno, Ida di Vita, Jamiang Santi dhe Cosimo Carovani, bashkë me partiturat muzikore të përzgjedhura nga krijmtaria e kompozitorit Robert Schumann (1810 – 1856)  u përcollën dëgjuesve rëndësinë e situatës psikologjike të dy familjeve me artistë, që jetojnë në periudha të ndryshme.

“Një udhëtim shumë shqisor që eksploron muzikën si mallkim dhe si shpengim njëkohësisht”, e quan pedagogu Pjetër Guralumi “Lëvizjen e kundërt” të muzikës që sjellin artistët.

Ky projekt u përgatit në kuadër të platformës Merita, një lloj si në 16 institucionet kulturore nga 11 vende të Evropës.

Pas duartrokitjeve të gjata e të merituara, violoncelisti dhe kompozitori Cosimo Carovani tha se ky është spektakël i vetëm në skenat shqiptare.

Sipas Carovani  “aspekti i shëndetit mendor është mjaft aktual edhe në muzikë. Vetë, kuarteti “Indaco” gjithashtu është një përvojë sociale, nga qëndrimi bashkë, deri te puna profesionale.

Kuarteti italian i formuar në vitin 2007 në Shkollën e Muzikës në Fiesole (Firenze) ka një moshë mesatare prej 36 vjeç, tha Carovani, ndërsa ndjehet i kënaqur për pritjen entuziaste që iu bë nga publiku i Durrësit.