Pas muajsh të tërë në gjendje të degraduar dhe me rrezik për jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, rruga “Valbona” në qytetin e Durrësit është më në fund shtruar dhe rikthyer në funksion normal.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Jonuz Myshketa shprehet se ky ndryshim vjen si rezultat i denoncimeve të bëra nga qytetarët dhe vet ai.

Në një postim në rrjetet sociale, Myshketa thekson gjithashtu se ky është vetëm një nga rastet që tregon se veprimi qytetar dhe presioni publik janë thelbësorë në përmirësimin e jetës së përditshme.

Postimi i plotë:

Zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet!
Para disa muajsh denoncuam gjendjen skandaloze të rrugës Valbona në Durrës, e cila ishte bërë burim rreziku për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
📢 Falë presionit publik dhe reagimit tonë të vazhdueshëm, rruga është shtruar dhe tashmë është e kalueshme dhe e sigurt për të gjithë!
✅ Ky është një shembull konkret se kur denoncojmë padrejtësitë, kur flasim me zë të lartë, ndryshimi është i mundur.
🛑 Ne nuk do të ndalemi! Çdo padrejtësi, çdo problem, çdo shpërdorim që prek jetën e qytetarëve do të denoncohet.
🤝 Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe që besojnë në fuqinë e veprimit qytetar.
Durrësi meriton më shumë!

🗳
4️⃣

🗳Jonuz Myshketa