Një nga eventet më prestigjioze të vitit në trojet shqiptare, tashmë traditë në qytetin e Durrësit, u mbajt të dielën në qytetin bregdetar.
Konkursi i bukurisë “Miss & Mr Kids Dyrrah 2026” (TOP MODEL DYRRAH • BEAUTY • VERA), që synon të promovojë vlerat, historinë dhe identitetin e qytetit 3000-vjeçar, mblodhi në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”100 fëmijë konkurentë nga Durrësi dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga mosha 7 – 11 vjeç.
Ky edicion i tretë, i organizuar nga producenti Xhoni Mërkuri, nxorri në pah jo vetëm talentin dhe hijeshinë, por edhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, që duhet përcjellë me dashuri tek ky brez.

Juria profesionale e përbërë nga personalitete dhe figura të njohura publike, në fund vlerësuan me çmimet:
MISS & MR KIDS DYRRAH 2026
(Stelina Hoxha & Bron Bici)
TOP MODEL DYRRAH 2026
(Marina Votsis & Roend Kolaci)
MISS KIDS BEAUTY 2026
(Amile Çaushi)
MISS & MR KIDS VERA 2026
(Eris Burnazi & Samuel Xhafa)
Gjithashtu gjatë mbrëmjes u ndanë mbi 100 çmime të tjera për të gjithë konkurentët.





