Gara brenda Partisë Socialiste për votën preferenciale në qarkun e Durrësit po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe e paparashikueshme. Deri tani janë hapur vetëm 64 nga 493 kuti.

Aktualisht, kryeson bindshëm Arkend Balla me 2794 vota preferenciale, duke u pozicionuar i pari me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit. Por gara më interesante zhvillohet për vendin e dytë, ku Ilir Ndraxhi dhe Ani Dyrmishi po shkëmbejnë pozicionet në mënyrë të vazhdueshme.

Fillimisht, pas kutive të para të hapura, ishte Ilir Ndraxhi që mbante vendin e dytë. Më pas, Ani Dyrmishi arriti të përmbysë rezultatin dhe të kalojë në avantazh. Por kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi me numërimin e kutive të tjera, Ndraxhi rimori vendin e dytë me 1891 vota, vetëm 40 vota më shumë se Dyrmishi, që mban aktualisht 1851 vota.

Ndërsa numërimi është ende në fazë të hershme, rivaliteti mes Ndraxhit dhe Dyrmishit pritet të vijojë i fortë.