Kandidatja për deputete e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, për qarkun e Durrësit, Viola Kapidani, ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike në dy nga lagjet kryesore të qytetit bregdetar.
Sipas Kapidanit, lagjet nr.3 dhe nr.4 janë në errësirë.
“Në vitin 2025, qytetarët e një prej qyteteve më të mëdha të vendit nuk kanë ende luksin e dritave, ujit e shërbimeve bazë.
Kjo është pasqyra reale e një qeverie të paaftë dhe të shkëputur nga realiteti.Qytetarët durrsakë, cdo muaj paguajnë fatura të kripura, por që nuk i përkthehet në shërbim!
Kryeministri i premton shqiptarëve pasaportë europiane, ndërkohë nuk i plotëson shërbimet bazike për të qenë shtetas europianë.
Durrësi meriton më shumë. Durrësi meriton dritë, shpresë dhe dinjitet!”,– shkruan ndër të tjera kandidatja Kapidani.
Në postimin në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me video nga zonat e qytetit në errësirë, Kapidani shkruan më tej:
“Durrësi meriton më shumë. Durrësi meriton dritë, shpresë dhe dinjitet!
Drita e shpresës më 11 Maj po afron!”