Në 7-muajt e 2021 u përpunuan 16% më shumë mallra më shumë se viti 2020 dhe 7% më shumë se 2019-ën.

Rreth 2,56 milionë tonë mallra të ndryshme janë përpunuar në portin më të madh të vendit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Krahasuar me 7-mujorin përkatës të vitit 2020, volumi i përpunuar është 16 përqind më i lartë, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të Autoritetit Portual Durrës .

Sipas të njejtit burim, mbi 1 milionë ton mallra janë përpunuar nga anijet tregtare, që janë përpunuar në Terminalin Lindor dhe në atë Perëndimor.

Thuajse e njejta sasi është përpunuar në Terminalin e Konteinerëve, ndërsa rreth 550 mijë tonë të tjerë janë përpunuar nga kamionët dhe trailerët që kanë lundruar me tragete në hyrje dhe dalje nga porti i Durësit.

Mallrat e eksportuara nëpërmjet Portit të Durrësit kanë pësuar rritje të ndjeshme krahasuar me të dy vitet parardhëse, konkretisht 5 % më shumë se 2020 dhe 43 % më shumë se 2019. Edhe të dhënat e fundit zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, konfirmojnë një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe importeve gjatë pjesës së parë të këtij viti, sinjale për një rimëkëmbje të ekonomisë pas vitit të vështirë pandemik.