Libri nuk del kurrë nga moda!
Do të ishte mirë të merrnim në çdo kohë sugjerime nga specialistët e fushës, kritikët e artit, pedagogët, apo edhe vetë librashitësit, për të përzgjedhur lexime të mira, më të cilat do të mund të mbushnim kohën cilësisht.

DurrësLajm” ka zgjedhur që kësaj here të trokasi në dyert e dy librarive në qytet, për të marrë këshillat e atyre që punojnë çdo ditë me librin.

Marinela, nga librari “Redon” ka mbushur tavolinën e punës me disa opsione, të kategorive të ndryshme, që mund të godasin shijet tuaja. Libra motivues, romancë, apo thriller…

Ndërsa libraria “Dyrrah” sjell sugjerime për fëmijë, romancë për adoleshentë dhe të rritur, letërsi klasike dhe libra psikologjikë.

Tani mbetet vetëm të shkëputemi nga ritmi i përditshmërisë dhe të gjejmë kohë për të lexuar…

H.H.